Le të Ndërtojmë të Ardhmen duke Ruajtur të Kaluar

Takim pune me Drejtorin e NI Qendrës Konservuese - Gostivar, z. Musa Selimi. Në takimin e punës u shkëmbyen përvoja lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, procedurat që zbatohen në atë drejtim, problemet me të cilat përballemi si institucione dhe mënyra e zgjidhjes së tyre janë në interes të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore nga e kaluara ku jepet udhërrëfyes i qartë për gjeneratat e ardhshme në ndërtimin e së ardhmes të ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.



