Kisha Manastiri "Shën Nikolë - Sisevski" Fshati Sisevo

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore -- kisha manastirore "Shën Nikolla - Shishevski" fshati Shishevo, Matka, Shkup. Vizitë e kishës manastirore "Shën Nikolla - Shishevski" në Shishevo, Matka, Shkup, me Inspektim të gjendjes së trashëgimisë kulturore. Në bisedë me nikoqirin e kompleksit kishtar Zoran Gjeorgievski i cili 30 vite kujdeset për kishën, më tregoi për problemet dekadash me të cilat përballesh për shkak të rrugës së papërshtatshme që çon deri te kisha dhe për këtë arsye kjo pasuri kulturore është harruar. Siç tha, në të kaluarën janë bërë disa përpjekje për rikonstruksionin e kishës, për shkak të shkallës së dëmtimit në pjesën e arkitekturës, veçanërisht konstruksionit të çatisë, por rruga e papërshtatshme paraqet problem për dorëzimin e materialit ndërtimor. E njëjta është gjendje edhe me fresko-pikturimin i cili në masë të konsiderueshme është dëmtuar gjatë tërmetit me çarje të dukshme, zona të sipërme të dëmtuara nga lagështia, por edhe nga vizitorë të pandërgjegjshëm të kishës.



