Bashkëpunimi Ndër-institucional me Muzeum Arkeologjik të Republikës Veriore të Maqedonisë

Kontinuiteti i bashkëpunimeve ndërinstitucionale sipas përcaktimeve programore të institucionit vazhdon. Sot me Dr. Sllavica Babamova, drejtore në detyrë e Muzeut Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut e nënshkruam Memorandumin për Bashkëpunim i cili përfshin një sërë aktivitetesh nga fusha e arkeologjisë për veprimtari shkencore-hulumtuese, bashkëpunim dhe realizim të projekteve të përbashkëta, shkëmbim të ndërsjellë të informacioneve, shkëmbim përvojash nga fushat e interesit të përbashkët, aktivitete ekspozitare, botim, furnizim publikimesh dhe bashkëpunim në organizimin e ngjarjeve.



