Projekti për Instalimin e Mbikëqyrjes Paralajmëruese të Zjarrit

PUNË, PËRKUSHTIM DHE PËRGJEGJËSI. Realizim i Projektit për vendosje të mbikëqyrjes për alarm zjarri në hapësirat punuese të NI Qendrës Konservuese - Shkup, kishën Shën Shpëtimi dhe Ekspozitën për Goce Dellçev. Ky është edhe një Projekt tjetër në pjesën e mbrojtjes nga zjarret, krahas trajnimit të bërë të punonjësve të institucionit nga ana e DSZ-së, planit të hartuar për evakuim të punonjësve, planit për evakuim të materialeve projektuese të shtypura, dosjeve dhe dokumentacionit tjetër, planit të hartuar për evakuim të pasurisë kulturore që ndodhet në kompleks dhe hapësirat e institucionit, sinjalistikës së vendosur dhe të dukshme të planit për evakuim si për punonjësit ashtu edhe për vizitorët e kompleksit kishtar, aparateve kundërzjarr të vendosura përshtatshëm dhe veglave shoqëruese për shuarje të zjarrit, në tërë kompleksin kishtar Shën Shpëtimi dhe përmbajtjeve të tjera qëllimi përfundimtar i të cilave është ndërhyrje e përkohe në rast zjarri dhe katastrofave të tjera natyrore janë në interes të ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

