Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore

IK Qendër Konservimi Shkup në punën e vet përfshiu një seri veprimesh në përputhje me prioritetet në Programin Vjetor për 2022
- hartimi dhe realizimi i projekteve, të reja ose të filluara duke ruajtur kontinuitetin deri në realizimin përfundimtar, në fushën e trashëgimisë kulturore ndërtimore dhe artistike
- hartimi i Elaborateve për valorizim dhe rivalorizim të monumenteve të kulturës, individuale ose në tërësi monumentale me Propozim Akt për ngritjen e shkallës së mbrojtjes
- hartimi i Bazave mbrojtëse-konservuese për trashëgiminë kulturore me kërkesë të subjekteve juridike për hartimin e bazave për zona të përfshirjes së Planeve të Detajuara Urbanistike
- kryerja e Kërkimeve arkeologjike mbrojtëse me kërkesë të personave fizik ose juridik
- kërkime konservim-restauruese për hartimin e projekteve për konservim dhe restaurim në fushën e ndërtimtarisë - arkitekturës dhe pikturës murale
- Prezantimi i trashëgimisë kulturore dhe historike e vendosur në Kompleksin Kishtar "Shën Shpëtimi" në Shkup, trashëgimia kulturore në kishën Shën Shpëtimi, Ikonostasi i paçmuar, ikonat e fronit dhe festive, fresko piktura si dhe Ekspozita e Goce Delçevit, para vizitorëve vendas dhe të huaj si dhe para delegacioneve të larta shtetërore.
Në fushëveprimin e punës së vet janë realizuar edhe shumë veprime të tjera në aktivitete programore dhe jashtëprogramore. Vlen të theksohet se fushëveprimi i juridiksioneve dhe veprimit është i gjerë - 10 komuna qytetase; 6 komuna periurbane; Qyteti i Shkupit dhe Tërësia Monumentale "Çarshia e Vjetër e Shkupit", që do të thotë veprime në aktivitete programore dhe jashtëprogramore, veprime sipas kërkesave të personave fizik dhe juridik dhe subjekteve të tjera në territorin e 16 Komunave, Qytetit të Shkupit dhe Tërësisë Monumentale "Çarshia e Vjetër e Shkupit". Si vërejtje që meriton respekt janë realizimi i projekteve kapitale - "Akuedukti" në Shkup dhe "Shtëpia Përkujtimore e Lazar Lichegovskiit" që kanë kontinuitet në realizim me mbështetje të madhe nga Ministria e Kulturës, si dhe fillimi i hartimit të projektit për Rikonstruksion të pjesërishëm, konservim, restaurim dhe adaptim të objektit "Salla e Sporteleve" e AD Postës së Maqedonisë së Veriut në Tërësinë Monumentale - Nova Poshta në Shkup. Për suksesin e realizimit të Programit Vjetor për 2022 flasin edhe seria e veprimeve që janë arkivuara dhe dokumentuara, si dhe për punën e institucionit për periudhën 2018 - tremujori i dytë 2022 u bë Revizioni i suksesit nga Zyra Shtetërore e Revizionit. Gjithë kjo flet për veprimet e zbatuara për Efikasitetin e politikave dhe masave për mbrojtjen, menaxhimin dhe rivitalizimin e trashëgimisë kulturore të paluajtshme nga IK Qendër Konservimi Shkup.
