Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore përmes hartimit të Elaborateve për valorizim dhe rivalorizim është një nga segmentet më të rëndësishme në punën e IK Qendër Konservimi - Shkup, ku caktohet shkalla e mbrojtjes së monumenteve të kulturës në tërësitë monumentale me kufijtë e tyre dhe zonat kontaktuese. Këto veprime janë në përputhje me prioritetet programore të institucionit me qëllim anulimin e veprimeve të paligjshme ndaj Monumenteve të kulturës si dhe në Zonat Kontaktuese sipas shkallës së mbrojtjes. Elaboratet e hartuara i përcillen Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për veprim të mëtejshëm.


