ARTEFAKTET E GJETURA NË KARPOS 4

Në bulevardin "Partizanski Odredi" gjatë gërmimit të kanalizimit fekal nga ana e qytetit të Shkupit, u zbuluan altarë romak varrimi (kipusa) dhe sarkofag i gurit nga shekulli i 2-të. U nxorën në prani të Vera Atanasovska, arkeologe konservatore e lartë dhe drejtorit Kole Çapkanovski, si dhe Lençe Jovanova, arkeologe, këshilltare-kustode, e punësuar në IP Muzeu i qytetit të Shkupit. Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të transferohen në lokalitetin arkeologjik Skupi.







