Vizita e Zëvendës Ministrit të Kulturës

Në vizitë pune në NI Qendrën Konservuese - Shkup ishte zëvendësministri i kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Vladimir Llazovski. Në takim z. Llazovski u njoftua dhe u informua për shkallën e realizimit të Projektit konservues-restaurues Akuadukti - Shkup sipas Planit Dinamik 2019-2021 i cili u dorëzua në Ministrinë e Kulturës - Sektori i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe për punën aktuale të institucionit në projekte dhe aktivitete programore dhe jashtëprogramore.




