Vizita e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë

Kompleksi kishtar Shën Shpëtimi në Shkup u vizitua nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.T. z. Frank-Walter Steinmeier i cili së bashku me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Stevo Pendarovski vendosën kurorë lulesh të freskëta para varrit të Madhështorit të luftës maqedonase për pavarësi, Goce Delçev. U vizitua edhe kisha Shën Shpëtimi ku u prezantua trashëgimia jonë kulturore - Ikonostasi madhështor i punuar nga mjeshëtrit mijak Makarije Frçkovski dhe vëllezërit Petre dhe Marko Filipovski dhe ikonat e fronit të paçmuara, vepër e Diço Zografit.


