Vizita në Kompleksin e Kishës Shën Shpëtimit

Vizitë e kompleksit kishtar Shën Shpëtimi nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor. Vizita e përbashkët presidenciale ishte në nder të Gjigantit të luftës revolucionare maqedonase Goce Dellçev dhe në atë rast iu dha nderim me përkulje dhe vendosje kurorash para varrit të tij. Vizita u shfrytëzua edhe për vizitë të kishës Shën Shpëtimi ku u prezantua ikonostasi i paçmueshëm, ikonat dhe fresko-pikturimi, pasuri kulturore nga shekulli i 19-të. U vizitua edhe Ekspozita për Goce Dellçev me njohjen e mysafirëve të nderuar nëpërmjet prezantimit të rrugës jetësore dhe revolucionare të Gjigantit dhe luftëtarit për vetëbitisjen dhe pavarësinë maqedonase Goce Dellçev.



