Zbatimi i Projektit "Akuedukt" në Shkup

Realizimi i projektit "Akuedukti" në Shkup është në zhvillim, në prani të Mirka Iloskës, arkitekte konservatore këshilltare - udhëheqëse e projektit, Cvetanka Haxhi Pecova, arkitekte konservatore këshilltare - mbikëqyrje konservuese dhe Andrea Tanevski, inxhinier ndërtimor - mbikëqyrje ndërtimore. Kjo është pjesa e dytë e fazës së parë ku po vendosen lidhëse rreth shtyllave në vendet ku ekzistonin trarë druri, ku hapësira midis lidhëseve dhe gurit mbushet me material autentik dhe injektohet me llaç (zeolit) sipas recetës për muratim, e përgatitur dhe testuar më parë nga kompania Ading nga Shkupi. Gjatë muratimit inkorporohet edhe guri ndërtimor i hequr më parë. Muratimi bëhet pa përpunimin përfundimtar të sipërfaqes së shtyllave. Pas përforcimit të shtyllave kalohet në fazën e ardhshme, vendosja e mikropilave pas vrimave të bëra më parë rreth shtyllave me vendosjen e betonit të dobët me nivelimin sipërfaqësor nën konstruksionin lidhës.



