ME NDËRGJEJJE DHE PËRGJEGJËSISHT Projekti "AKUEDUKT" në Shkup
Projekti "AKUEDUKTI" në Shkup, viti 2019-2020. Ëndërr e çdo njeriu është të jetë pjesë e ekipit i cili me kontributin dhe angazhimin e vet do të japë kontribut domethënës në realizimin e tij. Si drejtor i NI Qendrës Konservuese Shkup, para vetes vendosa dy prioritete, i pari është Projekti AKUEDUKTI në Shkup dhe realizimi i Projektit SHTËPIA E LAZAR LIÇENOSKI. Për 2 (dy) vite nga Inspektimi i gjendjes deri te hartimi i Projektit "AKUEDUKTI" në Shkup me të gjitha fazat. Projekti AKUEDUKTI në Shkup, pa lënë anash edhe projektet e tjera programore dhe jashtëprogramore, detyrat e punës dhe aktivitetet që janë në kompetencë të institucionit. Filloi me formimin e ekipit profesional nga institucioni për Inspektim të gjendjes dhe shkallës së degradimit. Pasoi procesi i veprimit të mëtejshëm, hartimi i Elaboratit për Rivlerësim dhe hartimi i PROJEKTIT IDEOR me ekip profesional të caktuar paraprakisht dhe udhëheqës ekipi. Pas marrjes së Miratimit Konservues nga DMTK për hulumtime konservuese të cilat ishin bazë për hartimin e Projektit Kryesor - faza ndërtimtari. Përcaktimi i karakteristikave dinamike me matje në teren të vibrimeve ambientale me Elaborat të hartuar. Analiza statike dhe sizmike me Projekt Kryesor të hartuar. Punë hulumtuese gjeoteknike me Elaborat të hartuar. Modelimi gjeo-teknik dhe analiza e zgjidhjës teknike për sanimin e themeleve me hartim të Elaboratit për themelim. Matje gjeodezike për përcaktimin e gjeometrisë ekzistuese të objektit me hartim të Elaboratit Gjeodezik. Në këtë pjesë morën pjesë profesorë dhe asistentë pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë nga Shkupi. Për hartimin e Projektit Kryesor - faza arkitekturë i cili është sublimat i të gjitha Elaborateve të hartuara paraprakisht nga faza ndërtimtari, Elaboratit për Rivlerësim dhe Projektit Ideor u formua ekip profesional. Në hartimin e projektit, faza arkitekturë, u ngritën sërë pyetjesh për të cilat duhej të jepej përgjigje si produkt final, njësoj si në hartimin e Projektit Ideor. Duhet të përmend se kontribut të jashtëzakonshëm në hartimin e projektit të plotë AKUEDUKTI në Shkup dhanë udhëheqësit e ekipeve profesionale si dhe bashkëpunëtorët e jashtëm si pjesëmarrës në këtë projekt grandioz me rëndësi kapitale si për institucionin ashtu edhe për shtetin Republika e Maqedonisë së Veriut. Pason realizimi i projektit pas kontrollit profesional të kryer paraprakisht nga NI Qendra Kombëtare e Konservimit dhe marrjes së Miratimit Konservues nga DMTK dhe shpalljes së Prokurimit Publik sipas Ligjit për Prokurime Publike.

