Inspektimi i Gjendjes së Trashëgimisë Kulturore "Turbe e Ashik Çelebisë" - Gazi Baba

Ekip profesional nga NI Qendra Konservuese - Shkup, në kuadër të aktiviteteve të veta në teren, bëri inspektim të gjendjes së pasurisë kulturore "Tyrbja e Ashik Çelebit" e cila gjendet në majën e kodrës Gazi Baba, ku është varrosur njëri nga literaturistët dhe poetët e parë osmanë Ashik-Çelebi. Tyrbja e vjetër u dogj kah fundi i shekullit të 19-të, e më vonë u ndërtua e re nga Haxhi Galib-begu. Tyrbja e re ishte tetëkëndëshe nga tipi i tyrbjeve të mbyllura me kupolë. Gjatë tërmetit të vitit 1963, tyrbja u rrënua dhe e njëjta u rindërtua. Në afërsi të tyrbes u gjetën varre myslimane të cilat në atë kohë ishin pjesë e njërit nga komplekset më të mëdha dhe më të vjetra të varrezave myslimane në Shkup, por edhe mbetje të stelave dhe tullave nga ndërtimi i tyrbes nga periudha osmane. Sjellja e pandërgjegjshme nga ana e shëtitësve është e dukshme me grafitet e shkruara në tyrbe.



