SHPALLJA PUBLIKE nr. 01/2023 për punësim për kohë të papërcaktuar

IK Qendër Konservimi - Shkup shpall oglas për punësimin e një (1) personi për vendin e mëposhtëm të punës: KUL 03 04 DOZ 003, Punëtor ekspert për trashëgiminë artistike, konservator, I lartë - histori e artit/arkeologji/histori................................................................................. 1 ekzekutues Kushtet e përgjithshme që duhet t'i plotësojë kandidati janë:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të përdorë aktivisht gjuhën maqedonase,
- të jetë madhor,
- të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës dhe
- me vendim gjyqësor të formës së prerë të mos i jetë shqiptuar ndalesë e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kushte të veçanta për vendin e punës
- Për nivelin DOZ - të ketë përfunduar arsimin e lartë me 240 kredite sipas ECTS ose shkallën VII/1 - histori e artit/arkeologji/histori 1 ekzekutues: me përvojë pune deri në një vit
Orari i kohës së punës për vendin e punës:
- Ditë pune e hënë - e premte, 40 orë pune në javë, koha e punës nga 08:30 deri 16:30
Shuma neto e pagës për vendin e punës është 43.108,00 denarë. Kandidatët për punësim aplikojnë në oglasin publik duke plotësuar aplikacionin dhe bashkëlidhur dëshmitë për plotësimin e kushteve për vendin e punës. Aplikacionin për punësim kandidatët mund ta marrin në arkivin e IK Qendër Konservimi - Shkup ose në faqen e internetit të institucionit (nukes.mk). Kandidatët duhet t'i bashkëlidhin aplikacionit në origjinal ose të noterizuara:
- Çertifikatë e shtetësisë
- Dëshmi për aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës / Çertifikatë mjekësore (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Dëshmi se me vendim gjyqësor të formës së prerë nuk i është shqiptuar ndalesë e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës / Çertifikatë se nuk është shqiptuar ndalesë e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë, detyrës (jo më e vjetër se 6 muaj)



