Arkiva e Bibliotekës "Metodat e Konservim-Restaurimit dhe Trajtimit i Koleksionit të Ikonave Ohride" nga Angelina Popovska

NI Qendra Konservuese - Shkup kujdeset për pasurimin e fondit bibliotekar me qëllim që punonjësit e institucionit ta avancojnë njohurinë e tyre në mungesë të seminareve shkencore, punëtorive dhe formave të tjera të përsosmërisë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të lëvizshme dhe të palëvizshme. Fondi bibliotekar u pasurua me punimin shkencor të Angelina Popovska "Metodat Konservuese-Restauruese dhe Trajtimet e Koleksionit të Ikonave të Ohrit". Në punimin e saj shkencor, Angelina Popovska - këshilltare konservatore në Qendrën Kombëtare të Konservimit, i përpunon tërësisht hulumtimet e saj konservuese, metodat, trajtimet dhe materialet konservuese në zbatimin e praktikave konservuese, duke u udhëhequr nga parimet konservuese si pikënisje në trajtimin konservues-restaurues të ikonave. Ky punim shkencor nga autorja Angelina Popovska është kontribut domethënës në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të lëvizshme, si për brezat e tanishëm ashtu edhe për brezat e ardhshëm të konservatorëve dhe restauruesve të ikonave.



