Përfshirja e Personelit të Ri nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Punën e IK Qendër Konservimi Shkup

IK Qendër Konservimi Shkup në punën e vet, përmes edukimit dhe praktikës në terren të studentëve dhe pasuniversitarëve nga institucionet e arsimit të lartë, përfshin kuadro të rinj, duke respektuar kështu angazhimet e Ministrisë së Kulturës. Në vendosjen e kësaj praktike, IK Qendër Konservimi Shkup ka nënshkruar Protokolle bashkëpunimi me Fakultetin e Arkitekturës nga Shkupi dhe Fakultetin Filozofik nga Shkupi, ku përmes Katedrave të Arkeologjisë, Historisë së Artit, Historisë dhe Fakultetit të Arteve të Bukura u mundësua përfshirja e kuadrove me çka do ta njohin dhe mësojnë procesin e procedurave konservim-restauruese si dhe kërkimet arkeologjike dhe avancimin e mësimit teorik.


