Vizita e Studenteve nga Fakulteti i Arkitekturës nga Shkupi

Studentët nga Fakulteti i Arkitekturës së bashku me Prof. Dr. Elizabeta Kasapova ishin në vizitë te AKUEDUKTI, ku nga Udhëheqësja e Projektit Mirka Iloska, konservatore këshilltare, u njohën me historikun dhe ndërhyrjet aktuale konservuese në Akuedukt, shkaktarët që çuan në shkallën e degradimit dhe aktivitetet e ndërmarra deri tani, mënyrën dhe fazat e njëpasnjëshme që zbatohen gjatë kryerjes së punëve konservuese si dhe aktivitetet që do të ndjekin në periudhën e ardhshme nga IK Qendër Konservimi Shkup me qëllim të vetëm, ruajtjen dhe sjelljen e Akueduktit në nivelin e mundësimit të vizitorëve në këtë trashëgimi kulturore me shkallën më të lartë të mbrojtjes, prezantimin përmes turave turistike që do të hyjnë në hartën e qytetit të Shkupit. Procesi ndoshta është i gjatë kohërisht në pjesën e konservimit dhe restaurimit por në periudhën e mëtejshme do të ndjekë rregullimi hortikulturor i hapësirës i pasuruar me përmbajtje shtesë për pushim, rekreacion dhe prezantim edukativ me çka do të fitohet edhe një monument i kulturës, përfaqësues i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qytetit të Shkupit.


