Trashëgimia Kulturore nga Periudha Osmane "Turbe e Mbretit Kizi"

Vizitë me inspektim të gjendjes së monumentit kulturor nga periudha osmane "Tyrbja e Kral Këzit" (Mauzoleu i vajzës mbretërore). Supozohet se varri i princeshës Katarina Kosaça, vajza e mbretit të fundit boshnjak Stefan, u ndërtua kah fundi i shekullit të 15-të ose fillimi i shekullit të 16-të. Tyrbja u ndërtua nga guri dhe tullat mbi bazë katrore me katër shtylla me maja të mprehta dhe e mbuluar me kupolë në katër ujëra. Tyrbja e cila është pjesë e varrezave të vjetra myslimane vizitohej nga myslimanët por edhe nga të krishterët, traditë që ka mbetur edhe sot si nderim ndaj vajzës mbretërore. Tyrbja e Kral Këzit u restaurua dhe u rinovua në vitin 2014.



