Trashëgimia Kulturore Memoriale "Posta e Vjetër Turke" Shkup

Ekip profesional nga NI Qendra Konservuese - Shkup bëri inspektim të gjendjes së monumentit kulturor "Posta e Vjetër Turke" e ndërtuar kah fundi i shekullit të 19-të, siç dëshmon mbishkrimi në pllakën e gurit të vendosur mbi derën hyrëse. Ky monument kulturor gjendet midis Konakut të Vilajetit "Ukjumat" dhe Xhamisë së Mustafa Pashës përballë Kalasë së Shkupit. Gjatë ndërtimit të saj ajo ishte telegrafana e parë turke. Fillimisht objekti kishte bazë katërkëndëshe dhe përbëhej nga përdhesa dhe kati, të cilit më vonë iu shtua edhe një kat tjetër. Si pasojë e tërmetit të vitit 1963, objekti u dëmtua dhe me rikonstruksionin e tij u hoq kati i shtuar.



